BOTA, 26 Dhjetor 2021, 13:21

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i drejtësisë në luftën kundër Aparteidit, kush ishte Desdmond Tutu, njeriu që vrau frikën në Afrikën e Jugut

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

Kryepeshkopi Desdmond Tutu, laureati i Çmimit Nobel për Paqen, i cili ndihmoi në rrëzimin e regjimit brutal të aparteidit në Afrikën e Jugut, ka ndërruar sot jetë në moshën 90-vjeçare.

Presidenti Cyril Ramaphosa tha se vdekja e besimtarit të kishës shënoi “një tjetër kapitull pikëllimi në lamtumirën e kombit tonë ndaj një brezi të shquar të Afrikës së Jugut”.


Kryepeshkopi Tutu kishte ndihmuar në lënien e trashëgimisë  së “një Afrikë të Jugut të çliruar”, shtoi ai.

Por kush ishte Desdmond Tutu?

Tutu ishte një nga figurat më të njohura të vendit brenda dhe jashtë vendit.


Një bashkëkohës i ikonës anti-aparteid Nelson Mandela, ai ishte një nga udhëheqësit e lëvizjes për t’i dhënë fund politikës së ndarjes racore dhe diskriminimit të zbatuar nga qeveria e pakicës së bardhë kundër shumicës së zezë në Afrikën e Jugut nga viti 1948 deri në 1991.

Tuto do të nderohej me çmimin Nobel në vitin 1984 për rolin e tij në luftën për të shfuqizuar sistemin e aparteidit. Vdekja e Tutu vjen vetëm disa javë pas ndarjes nga jeta presidentit të fundit të epokës së aparteidit të Afrikës së Jugut, FW de Clerk, i cili mbylli sytë në moshën 85-vjeçare.

Kryepeshkopi me ngjyrë e i buzëqeshur i Afrikës së Jugut falë personalitetit të tij të mrekullueshëm fitoj miq dhe admirues anembanë botës. Ai shquhej për oratori dhe kishte karizmën e duhur për të emocionuar dhe frymëzuar ndjekësit.

Së bashku me Nelson Mandelën ai luftoi për t’i dhënë fund segregacionit. Në vitin 1984 Tuto do të nderohej me Çmimin Nobel për Paqen, veçanërisht për betejën e tij për një shoqëri pa diskriminim dhe të barabartë.

Pas lirimit të Mandelës në 1990 dhe zgjedhjes së tij si president i vendit në vitin 1994, Tutu u bë kryetar i një komisioni të ngarkuar me hetimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut që ndodhën gjatë sundimit Aparteidit. Në fund të viteve 90-të Tutu reduktoi angazhimin e tij politik si pasojë e problemeve shëndetësore, ku  u diagnostikua me kancer të prostatës.

Në 2015-ën ai ndërmori një tjetër nismë duke

u kërkuar liderëve në mbarë botën që t’i bashkohen planit për të kaluar burimet e rinovueshme të energjisë brenda 35 viteve për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimatike.

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i

PROFIL/ Bashkëkohës i Mandelës dhe zëri i