BOTA, 13 Korrik 2024, 20:03

Pretendon se kirurirgjia plastike e la me një këmbë më të gjatë se tjetra, bankierja padit mjekun, kërkon shifrën e majme

Pretendon se kirurirgjia plastike e la me një këmbë më

Një bankiere investimesh në Londër që zgjodhi ndërhyrjen kirurgjike për ‘zgjatur këmbët e saj’, ka paditur doktorin për 1 milionë paundë për atë që quante operacion prej ‘kaubojsi që e la të çalë’.

49 vjeçarja Elaine Foo, kishte pasur gjithmonë problem gjatësinë e saj dhe vendosi të vepronte pasi kishte vuajtur bullizim si në shkollë dhe teksa punonte për Bank of America Merryl Lynch, në bursën e Londrës, u tha në gjyqin e çështjes.

Ajo kreu kirurgjinë në vitin 2016 me doktorin Dr Jean-Marc Guichet – i njohur si ‘mjeshtër i zgjatjes së këmbëve’. 

Operacioni komplikuar i Dr Guichet duhet të priste kockat e saj për të futur shufra metalike në këmbë, të cilat do të rrisnin gradualisht gjatësinë me anë të një mekanizmi shtues brenda tyre.

Por zonja Foo po padit duke e quajtur kirurgjinë ‘një përplasje’ e duke thënë se ka kaluar pesë vjet ferri, pamundur të ecë pa paterica prej ndërhyrjes së Dr Guichet.

Ajo pretendon se një nga shufrat e futura në kockë ishte zgjatur më shumë se tjetra duke lënë një prej këmbëve rreth 16cm me lart.

Problemet e saj me kirurgjinë rrjedhimisht u zgjidhën dhe ajo mund të ecë normalisht dhe është rreth 7 cm më e gjatë nga më parë.

Por gruaja padit kirurgun për dëmet e dhimbjes, kujdesin dhe mungesën e të ardhurave gjatë pesë viteve që duhet të ecte normalisht.

Dr Guichet mohon pretendimet e zonjës Foo duke thënë se ajo vetë ka lëvizur vidat në këmbët e saj, përkundër udhëzimeve të dhëna, shkruan Metro.co.uk.