TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia holandeze ka sekuestruar më shumë se 1.6 ton kokainë të fshehur në ngarkesat me banane, kakao dhe çimento në portin e Roterdamit.
Prokurorët thanë se droga, me një vlerë rreth 127 milionë euro, ishte fshehur në tre kontejnerë që mbërritën në portin më të madh të Evropës.
“Kontenieri i parë erdhi nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane të destinuara për një kompani në Barendrecht, afër Roterdamit,” thanë prokurorët.
“Droga në kontejnerin e dytë u gjet në një ngarkesë me kokrra kakao, gjithashtu nga Ekuadori, por që kishte kaluar tranzit nëpër Kolumbi dhe më pas kishte mbërritur përmes Antwerp-it”, thanë ata.
Një kontejner i tretë, i ngarkuar me çimento për në Portugali, përmbante pesë çanta sportive plot me drogë.
Konfiskimet janë rritur shumë këtë vit në portin e Roterdamit, i cili tashmë konsiderohet si një nga portat kryesore të Evropës për drogën, veçanërisht kokainën.