BOTA, 29 Dhjetor 2021, 18:35

Kritikoi presidentin, arrestohet shkrimtari i famshëm që ka fituar disa çmime prestigjioze

Kritikoi presidentin, arrestohet shkrimtari i famshëm që ka fituar

Shkrimtari ugandas Kakwenza Rukirabashaija, që ka fituar çmim prestigjioz për shkrim të guximshëm, është arrestuar, ka konfirmuar avokati i tij, raporton BBC.

Arsyeja për arrestimin e tij është e paqartë, por ai kohët e fundit ka kritikuar në Twitter presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni dhe djalin e tij gjeneralin Muhoozi Kainerugaba.

Ai ka thënë se Musevenitë i kanë sjellë Ugandës shumë vuajtje.

Policia ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e Rubirabashaijas, por avokati i tij Eron Kiiza, ka thënë se ai është arrestuar dhe po mbahet nga inteligjenca.