TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka bërë thirrje që komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të ndihmojë në gjetjen e dy personave të kërkuar si të dyshuar për vrasjen e 23 vjeçarit, Tomasz Waga në Cardiff.
Elidon Elezi dhe Artan Palluci, të dy kërkohen si persona të dyshuar për vrasje, por nuk janë mundur të lokalizohen.
Për gjetjen e tyre ka edhe një shpërblim prej 10 mijë paund.
Personat që kanë informacion për ta dhe vendodhjen e tyre, janë të lutur të raportojnë në numrin e telefonit 0800 555 111 ose online në faqen: https://orlo.uk/B1A3A dhe të kontaktojnë me autoritetet.