BOTA, 16 Shkurt 2024, 13:32

BE bën përgjegjës Kremlinin për vdekjen e kritikut 47-vjeçar, kush ishte opozitari Alexei Navalny

BE bën përgjegjës Kremlinin për vdekjen e kritikut

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve. Kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra penale që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Au u arrestua në vitin 2021.
Bashkimi Europian bën përgjegjës regjimin rus, ndërsa Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, thotë se e vrau Kremlini.  Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar për vdekjen e Alexei Navalny në burg. Michel shkruan se BE konsideron regjimin rus përgjegjës të vetëm për vdekjen e tij.

“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë”, shkruan Michel.
Franca bashkohet në ngushëllimet e saj pasi mministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné thotë se Navalny "pagoi me jetën e tij" për "rezistencën e tij ndaj shtypjes ruse", Mbretëria e Bashkuar, me Sunak që komentoi "lajm i tmerrshëm"; Gjermania, me Scholz- in , "e pagoi guximin me jetën e tij". Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bën thirrje Rusisë të japë përgjigje.

"Çfarëdo që mendoni për Navalny si një politikan, ai u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe është një gjë të dimë për natyrën e vërtetë të regjimit aktual rus.", shkroi presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, e shkroi atë në X.

I lindur në një fshat në perëndim të Moskës, Alexei Navalny u bë ndoshta kritiku më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin.

Aktivizimi i tij politik, duke përfshirë hetime të gjera për korrupsionin e nivelit të lartë dhe kandidimin për të qenë kryebashkiak i Moskës, i dha atij famë dhe shumë besonin se ai përbënte një kërcënim për Putinin.

Ishte muaji gusht i vitit 2020 kur lufta e tij kundër presidentit rus pushtoi titujt kryesor të mediave botërore, shkruan skynews.

Ai u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë ndërsa në gjendje koma u dërgua për shërim në kryeqytetin gjerman, Berlin. Ekipi i tij akuzoi Kremlinin, një akuzë që e mohoi Moska.

Mjekët gjermanë konfirmuan se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor i kohës sovjetike – dhe shërimi i tij zgjati me muaj.

Pavarësisht rrezikut, Navalny zgjodhi të kthehej në Rusi, ku më vonë u arrestua dhe u dënua me akuza që ai thotë se janë të motivuara politikisht dhe mbeti në burgjet ruse deri në vdekje.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, e ka fituar Çmimin Sakharov, një shpërblim prestigjioz që ndahet nga Parlamenti Evropian për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.