TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në funeralin e Yevgeny Prigozhinit, ka konfirmuar të martën Kremlini, raportoi TheGuardian.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu tha gazetarëve se nuk është i informuar mbi procesin dhe rregullat e planifikuara për funeralin e ish-kreut të “Wagnerit”, ndërsa shtoi se kjo është çështje familjare.
Komiteti hetues i Rusisë ka konfirmuar të dielën se Prigozhini ishte mes njerëzve të vdekur në një aksident ajror të mërkurën e kaluar. Pas testeve mjekoligjore, Komiteti identifikoi 10 trupa të vdekur në vend.
Rusia ka mohuar se ka pasur dorë në vdekjen e Prigozhinit, duke i quajtur vlerësimet e inteligjencës perëndimore si “gënjeshtra absolute”.
Raportet mes Prigozhinit dhe Putinit ishin prishur kur “Wagneri” nisi rebelimin ndaj Rusisë, me arsyetimin se nuk do të luftonin më krahë trupave ruse në Ukrainë.