BOTA, 28 Gusht 2023, 17:52

Banorët protestojnë kundër vizitorëve, qyteti austriak që refuzon turistët

Banorët protestojnë kundër vizitorëve, qyteti austriak

Banorët e qytetit austriak Hallshtat kanë marrë pjesë në një protestë kundër turizmit masiv.

Hallshtat, që është objekt i trashëgimisë kulturore botërore, ka pak më shumë se 700 banorë, por zgjohet me rreth 10 mijë vizitorë në ditë gjatë sezonit.

Banorët kanë bërë thirrje për kufizimin e numrit të turistëve ditorë dhe për një ndalim të tureve me autobusë pas orës 17, me orën lokale.

Edhe pse turizmi ka rezultuar pozitiv për ekonominë e qytetit, disa banorë thonë se vizitorët që vijnë janë shumë.

Hallshtat, me shtëpitë e vjetra piktoreske në brigjet e liqenit alpin të rrethuar nga male të thepisura, është kthyer në një atraksion turistik në vitet e fundit.

Në 2006-n, atje u xhirua një dramë romantike koreano-jugore, që e bëri qytetin të njohur në Azi; ndërsa 6 vite më vonë një replikë e tij u ndërtua në Kinë.