BOTA, 19 Shtator 2023, 18:09

Përmbytjet në Libi lanë pas mijëra viktima, banorët e Dernas i djegin shtëpinë kryebashkiakut në shenjë zemërimi

Përmbytjet në Libi lanë pas mijëra viktima, banorët e

Protesta kanë shpërthyer në qytetin libian Derna të hënën, teksa qindra njerëz shprehën zemërimin e tyre kundër autoriteteve dhe kërkuan të mbahet përgjegjësi një javë pas përmbytjeve që u morën jetën mijëra banorëve dhe shkatërruan lagje të tëra.

Gjatë mbrëmjes protestuesit e zemëruar i vunë zjarrin shtëpisë së kryebashkiakut të Dernës, Abdulmenam al-Ghaithi.
Hichem Abu Chkiouat, një ministër në qeverinë lindore të Libisë, tha se Ghaithi është pezulluar nga posti i tij.

Protestuesit sulmuan gjithashtu zyrtarët, përfshirë kreun e parlamentit libian me bazë në lindje, Aguila Saleh, gjatë një demonstrate jashtë xhamisë Sahaba.

Qeveria në Libinë lindore tha se kryeministri Usama Hamad kishte shkarkuar të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak të Derna-s dhe ika urdhëruar nisjen e hetimit ndaj tyre.