BOTA, 1 Tetor 2023, 15:50

Përfshihet nga flakët një klub nate në Spanjë, raportohet për 13 viktima, por numri mund të rritet

Përfshihet nga flakët një klub nate në Spanjë,

Të paktën 13 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Murcia, në juglindje të Spanjës.

Zjarri shpërtheu në klubin e natës popullor Teatre, në zonën Atalayas, rreth orës 06:00. Videoja e shpërndarë në internet tregon flakët që shpërthejnë mbi ndërtesë dhe tym të zi të dendur, duke dale nga dritaret e saj.

Sipas BBC, shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur që ndodheshin në lokal në momentin e shpërthimit, ndërsa kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet ende.

Zjarrfikësit kanë mundur të hyjnë në ndërtesë rreth orës 08:00 ku zbuluan katër trupa, pastaj dy të tjerë rreth 40 minuta më vonë. Ata vazhduan të gjenin trupa ndërsa kontrollonin ndërtesën.

Mësohet se katër persona po trajtohen në spital pasi kanë thithur sasi të madhe të tymit.

Ndërkohë, nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu kur klubi ishte plot me njerëz.