BOTA, 19 Korrik 2024, 18:18

Përfshihet nga flakët dhe mbytet varka turistike me 110 pasagjerë, 7 të plagosur

Përfshihet nga flakët dhe mbytet varka turistike me 110

“Eagles”, varka turistike 20 metra e gjatë u mbyt në Marmaris, provincën Mugla në Turqinë jugperëndimore, pas një zjarri që shpërtheu pasditen e së enjtes nga një shkak ende i panjohur.

Sipas raportimeve, në bord ndodheshin 110 persona dhe siç shkruajnë mediat turke, për shkak të evakuimit në kohë, pothuajse të gjithë kanë arritur të dalin të gjallë nga skafi. Siç bëhet e ditur, të plagosurit – të cilët janë dërguar në spitalin më të afërt – arrijnë në shtatë, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sipas një hetimi, zjarri ka rënë në motorin e anijes, ndërsa pronari dhe kapiteni janë arrestuar. Shumë pasagjerë, turq por edhe turistë të huaj, u hodhën në ujë për t’i shpëtuar zjarrit, ndërsa të tjerë u shpëtuan nga varkat aty pranë derisa roja bregdetare i shpëtoi. Skenat e panikut që mbizotëruan janë kapur edhe në video, me një re të madhe tymi që ngrihet në qiell dhe varka është përfshirë nga flakët. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes.