TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Trump foli në Qendrën Kennedy në Uashington DC.
Ai deklaroi se ka mundësi që të zhvillojë një takim të dytë me Putinin, për të cilin shprehet se do të jetë “më produktiv” sesa ai i planifikuar për të premten në Alaskë.
Për takimin e parë, ai thotë: “Do të zbuloj se ku jemi dhe çfarë po bëjmë.”
Trump thotë se pas diskutimeve të së premtes planifikon të telefonojë Zelenskyn dhe liderë të tjerë evropianë.
Duke folur për komunikimet e tij me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump thotë se diskutimet kanë qenë “shumë të mira”.
“Do ta vlerësoja me 10, shumë miqësore,” thotë presidenti amerikan.