TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një jaht privat që lundronte pranë brigjeve të Ibizës është përfshirë nga flakët dhe më pas ështe fundosur. Mësohet se në bord kanë qenë 7 persona të cilët fatmirësisht janë evakuuar në kohë.
Anija e djegur është Da Vinci e cila ishtë 92 metra të gjatë me flamur spanjoll. Incidenti ndodhi të hënën rreth 12 kilometra në jugperëndim të Punta Gavina. Zjarri shpërtheu rreth orës 10:30 të së hënës, kur ekuipazhi vuri re një zjarr, të cilin u përpoq ta shuante me mjetet e veta.
Një traget që ishte nisur nga porti i Savinës në orën 11:15 të paradites bëri një devijim drejt anijes që po digjej derisa Roja Bregdetare mbërriti për të shpëtuar pasagjerët. Zjarri shpërtheu në dhomën e motorrit për shkaqe të panjohura dhe ishte shumë i vështirë për t'u kontrolluar. Kur Roja Bregdetare filloi të tërhiqte jahtin, zjarri në dhomën e motorrit u përshkallëzua. Në fund, anija u fundos rreth orës 18:20.
Incendio a bordo de embarcación Da Vinci a 7,3 millas al SW de Punta Gavina (Formentera). CCS Palma moviliza Guardamar Concepción Arenal y Salvamar Naos, que traslada también bomberos. Los 7 tripulantes han sido evacuados por la Naos a tierra en buen estado. El incendio no ha… pic.twitter.com/co0uHoi4gn
— SALVAMENTO MARÍTIMO (@salvamentogob) August 11, 2025