TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e tre ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme ka shtuar zërat se mund të kemi përshkallëzim të luftës në këtë rajon aziatik.
Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Wesley Clark, ka nxitur autoritetet amerikane që të godasin Iranin.
“SHBA-ja duhet të ndalojë së thëni ‘ne nuk duam përshkallëzim’. Kjo i fton ata të na sulmojnë. Mos i quani sulmet tona ‘hakmarrje’. Kjo është reaguese. Humbjani atyre aftësitë dhe goditni fort burimin: Iranin”, ka shkruar ai në platformën X.
Three U.S. troops killed in Jordan by Iranian backed militia. The U.S. should stop saying “we don’t want to escalate.” This invites them to attack us. Stop calling our strikes “retaliation.” This is reactive. Take out their capabilities and strike hard at the source: Iran.
— Wes Clark (@GeneralClark) January 28, 2024
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se po mbledhin faktet rreth sulmit, por shtoi se ai “u krye nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”.
Ai gjithashtu paralajmëroi hakmarrje, duke thënë se SHBA-ja “do t’i mbajë të gjithë ata që janë përgjegjës të japin llogari në një kohë dhe në një mënyrë të zgjedhjes sonë”.
Ndryshe, kjo është hera e parë që ushtarët amerikanë vriten në rajon që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor.
Sulmi në të cilin u vranë tre ushtarë amerikanë nuk ndodhi në territorin jordanez, por në Siri, tha sot në mbrëmje zëdhënësi i qeverisë jordaneze, Muhannad Al Mubaidin.
Ai i tha shërbimit publik Al Mamlaka se sulmi kishte në shënjestër bazën amerikane Al Tanf në Siri, raportoi dw.
Megjithatë, ushtria amerikane njoftoi pak më herët se ushtarët u vranë në Jordani nga një sulm me dron, ndërsa të paktën 25 ushtarë u plagosën.
Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi përmes një deklarate se me dron ishte sulmuar një bazë në verilindje të Jordanisë, afër kufirit me Sirinë.
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se sulmi u krye nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani dhe Iraku”.
Biden tha gjithashtu se ushtria amerikane do t’i përgjigjet sulmeve “mos keni dilema. Të gjithë të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi për sulmin në mënyrën dhe në kohën që ne zgjedhim”.
Ky nuk është rasti i parë i një sulmi ndaj trupave amerikane në mes të tensioneve të përshkallëzuara në rajon që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Dy marinsa amerikanë që u zhdukën gjatë një operacioni për kapjen e armëve të prodhuara nga Irani – të destinuara për Houthis në Jemen – janë shpallur të vdekur, njoftoi ushtria amerikane në fillim të kësaj jave.
Incidenti ndodhi më 11 janar kur komandot po hipnin në një anije në brigjet e Somalisë, raporton bbc.
Sipas raportimeve të mediave, njëri u rrëmbye dhe i dyti u hodh brenda për ta shpëtuar.
“Ne vajtojmë humbjen e dy luftëtarëve tanë të Luftës Speciale Detare dhe do të nderojmë përgjithmonë sakrificën dhe shembullin e tyre”, tha kreu i Komandës Qendrore, gjenerali Michael Erik Kurilla.
Marina amerikane i identifikoi si 27-vjeçari Nathan Gage Ingram dhe 37-vjeçari Christopher J Chambers.