BOTA, 28 Janar 2024, 12:02

Sulm i armatosur në një kishë në Stamboll, raportohet se një person është vrarë

Sulm i armatosur në një kishë në Stamboll, raportohet se

Një sulm i armatosur ka ndodhur gjatë shërbimit të së dielës në kishën italiane “Shën Maria” në lagjen Sarıyer të Stambollit.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe  ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, i cili  tha se një person humbi jetën pas sulmit.

Sipas ministrit, sulmi ndodhi rreth orës 11:40 me orën lokale, kur dy persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të poshtër”, tha ministrit.

Sipas CNN turk autorët që kryen sulmin erdhën në kishë me armë automatike.

Lidhur me sulmin, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik tha: “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë shërbimit në kishën Santa Maria në Sarıyer, Stamboll. Forcat tona të sigurisë po kryejnë një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.”