TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paris Saint-Germain shkroi histori duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin me rezultatin e thellë 5-0. Suksesi i jashtëzakonshëm shkaktoi një valë entuziazmi tek tifozët e klubit, të cilët dolën menjëherë në rrugët e Parisit për të festuar.
Megjithatë, festimet u shoqëruan me incidente të dhunshme dhe aksidente tragjike. Bilanci tragjik përfshin dy të vdekur, qindra të plagosur dhe mbi 500 të arrestuar. Situata mbeti e tensionuar edhe të dielën, gjatë paradës së kampionëve në rrugët e kryeqytetit francez.
Des tensions éclatent aux abords des #ChampsElysees. La police charge pour disperser des supporters du PSG qui n’ont pas pu accéder à la parade, la jauge des 110 000 personnes ayant été atteinte. pic.twitter.com/Oi7rM5xz6k
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) June 1, 2025
Problemet nisën kur autobusët me ekipin u afruan në zonën e festimeve, ndërsa policia kishte vendosur një kufi prej 110,000 spektatorësh dhe ngriti bllokada për të parandaluar grumbullimin e më shumë njerëzve. Kjo shkaktoi zemërim tek tifozët e PSG, të cilët reaguan duke u përplasur me forcat e rendit, duke filluar një tjetër valë trazirash.
Des tensions éclatent aux abords des #ChampElysees entre des supporters qui n’ont pas pu accéder à la parades des joueurs du PSG et forces de l’ordre. pic.twitter.com/6as1jTSAU6 — CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) June 1, 2025
Policia dhe autoritetet po përpiqen të rivendosin qetësinë, ndërsa autoritetet njoftojnë se situata mbetet e ndjeshme.
Des affrontements entre supporters du PSG et forces de l’ordre ont éclaté à proximité des #ChampsElysees à la fin de la parade des joueurs. pic.twitter.com/mFFHZDY7Fz
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) June 1, 2025