BOTA, 31 Janar 2024, 14:20

Grabiten tre furgonë me para në Itali, shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë, katër të plagosur

Grabiten tre furgonë me para në Itali, shkëmbim zjarri mes

Tetë presona të armatosur dhe të veshur si forcat komando bllokuan rrugën shtetërore 131, në provincën e Sassari në Itali, dhe grabitën tre furgona që po transportonin para.

Sipas medieve italiane katër roje sigurie u plagosën, ndërsa personat e armatosur arritën të largoheshin me paratë. Njëri nga rojet e sigurisë është plagosur me armë zjarri në këmëbë, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të lënduar pas përplasjes fizike me banditët.

Automjeti i parë i blinduar u bllokua me një makinë mbeturinash, ndërsa dy të tjerat me makinën që i përkiste grabitësve.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, njëri prej grabitësve mund të ketë mbetur i plagosur pasi u përplas nga njëri prej automjeteve të blinduara.

Banditët u larguan në drejtim të Mores me një kamionçinë dhe një Fiat Panda të cilat u gjetën të djegura pak më pas në një rrugë dytësore.

Hetimet kryhen nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë Sassari dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjithë provincën. Policia dhe Karabinierët janë në gjurmët e banditëve. Një helikopter policie u ngrit gjithashtu dhe po fluturon mbi zonë.

Grabiten tre furgonë me para në Itali, shkëmbim zjarri mes