BOTA, 31 Janar 2024, 15:03

VIDEO/ Uragani ‘Fiona’ nxjerr në breg anijen e fundosur të shekullit të XIX

VIDEO/ Uragani ‘Fiona’ nxjerr në breg anijen e fundosur të

Një anije e fundosur ka dalë në sipërfaqe në plazhin me rërë të Cape Ray në Newfoundland në Kanada. Besohet se rrënojat e anijes u sollën në plazh nga Uragani Fiona.

Sipas BBC, mendohet se anija është ndërtuar në shekullin e 19-të (XIX), por më shumë nuk dihet rreth saj.

Shërbimet kanadeze po punojnë për të ruajtur mbetjet e rrënojave dhe më pas do të ketë një hetim që duhet të zbulojë se për cilën anije bëhet fjalë. Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaqin atë që ka mbetur nga anija misterioze që përfundoi në plazhin e Cape Ray.