BOTA, 9 Shkurt 2024, 14:42

Mori peng 15 pasagjerë në tren, policia zvicerane qëllon për vdekje iranianin

Mori peng 15 pasagjerë në tren, policia zvicerane qëllon për

Policia zvicerane ka qëlluar për vdekje një burrë të armatosur me sëpatë dhe thikë, i cili mori peng 15 pasagjerë në një tren.

Pengmarrësi, i raportuar se ishte një azilkërkues 32-vjeçar nga Irani, hipi në një tren lokal pranë Yverdonit.

Ai e detyroi shoferin të ndalonte trenin dhe të bashkohej me pasagjerët në vagon, raporton bbc.

Oficerët ndërmorën një aksion në tren dhe “plagosën për vdekje” burrin pasi ai i sulmoi ata, thonë raportet e policisë. Të gjithë pengjet u liruan të padëmtuar.

Sipas mediave lokale, autoritetet u lajmëruan prej pasagjerëve në tren dhe më shumë se 60 policë ishin të pranishëm.

Raportet lokale thonë se pengjet dhe familjet e tyre po mbështeten nga departamenti psikologjik i shërbimit shëndetësor zviceran.

Dihet pak për burrin, përveç se ai ishte me origjinë nga Irani dhe se banonte në një qendër azilkërkuesish në Neuchatel.

Dramat e pengjeve janë të rralla në Zvicër, por më parë kanë ndodhur në banka dhe biznese. Në janar të vitit 2022, punonjësit në një firmë prodhuese të orëve u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë.