BOTA, 8 Shkurt 2024, 20:30

S’ka qetësi për Islandën, një tjetër shpërthim vullkanik, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

S’ka qetësi për Islandën, një tjetër

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandë pasi llava nga një shpërthim vullkanik ka dëmtuar tubacionet e rëndësishme të furnizimit me ujë të ngrohtë. Mijëra njerëzve në gadishullin Reykjanes u është kërkuar të kufizojnë përdorimin e ujit të nxehtë dhe të energjisë elektrike pasi tubat mund të jenë të dëmtuar për disa ditë.

Sipas BBC ka shqetësime se tubacione të tjera pranë stacionit të energjisë Svartsengi mund të preken nëse rrjedha e lavës nuk ngadalësohet së shpejti. Ky është shpërthimi i tretë i tillë në gadishull që nga dhjetori.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë një çarje të re rreth 3 km të gjatë që nxjerr llavën mbi sipërfaqe. Tymi i ndriçuar nga llava mund të shihet në kryeqytetin, Reykjavik, afërsisht 40 km larg.