TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pjesëmarrësit në konferencën e Ukrainës në Zvicër duhet të diskutojnë propozimet e paqes të presidentit rus Vladimir Putin nëse duan të “shpëtojnë botën”. zKështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve TASS përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Nëse konferenca në Zvicër synon të shpëtojë botën, atëherë diskutoni propozimin e Vladimir Putin. Presidenti rus ka thënë gjithçka dhe ka treguar rrugën e vërtetë drejt paqes. Vetëm ata që nuk duan paqen nuk mund të shohin, nuk mund të kuptojnë”.
Zyra e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky tashmë e ka hedhur poshtë nismën e presidentit rus.