TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inteligjenca amerikane ka dalë në përfundimin se rreth 75 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftë në Ukrainë.
Informacionet nga mbledhja e inteligjencës i ka bërë të ditura për mediet ligjvënësja demokrate Elissa Slotkin. Kjo shifër përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska ka dërguar në Ukrainë që prej nisjes së të ashtuquajturit operacion special.
Ligjvënësja pretendoi gjithashtu se rreth 80% e forcave ruse gjenden të bllokuara ose të lodhura. Viktimat ushtarake konsiderohen sekrete shtetërore në Rusi – edhe në kohë të paqes prandaj Moska nuk i përditëson të dhënat e saj.
Nëse shifrat e humbjeve të Rusisë konfirmohen, ato do të përbënin një disfatë të madhe për Rusinë, ndërsa Ukraina çon përpara kundërsulmin me qëllim marrjen e territoreve të pushtuara në jug të Ukrainës, kryesisht të Kersonit.