BOTA, 5 Shtator 2022, 11:21

Mes thatësirës dhe rritjes së çmimeve, OKB ngre alarmin për Somalinë: Uria është shumë afër

Mes thatësirës dhe rritjes së çmimeve, OKB ngre alarmin

Uria kërcënon të prekë një pjesë të Somalisë.

OKB paralajmëron se mes tetorit dhe dhjetorit thatësira do të përkeqësohet, ndërsa çmimet e ushqimeve vijojnë të jenë në rritje në mbarë botën.

“Uria është afër. Sot ne lëshojmë një paralajmërim përfundimtar ”, tha kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Martin Griffiths.

Në vitin 2011, Somalia u godit nga një zi buke që la më shumë se 250,000 të vdekur, shumica prej tyre fëmijë.