BOTA, 4 Shtator 2022, 23:21

Lufta me Rusinë/ Gjermania i jep Ukrainës 200 milionë euro: Të ndihmohen personat e zhvendosur nga zonat e konfliktit

Lufta me Rusinë/ Gjermania i jep Ukrainës 200 milionë euro:

Qeveria gjermane do të akordojë në drejtim të Ukrainës 200 milionë euro në luftën e saj përballë Rusisë, si dhe për t’u ardhur në ndihmë personave të zhvendosur brenda vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik Svenja Schulze, sipas së cilës qeveria gjermane do t’i japë Ukrainës 200 milionë euro për programet e ndihmës për personat e zhvendosur brenda vendit.

“Paratë janë të destinuara në mënyrë që personat e zhvendosur në Ukrainë të vazhdojnë t’i sigurojnë vetes gjërat më të nevojshme,” shtoi ajo.