BOTA, 4 Shtator 2022, 14:05

Mediat ukrainase: Granatimet ruse shkatërrojnë mijëra tonë drithë

Mediat ukrainase: Granatimet ruse shkatërrojnë mijëra tonë

Kyiv Independent po raporton se bombardimet ruse kanë shkatërruar tonë drithë.
Media shkruan se një magazinë drithërash në Mykolaiv Oblast (rajon) u godit, duke shkatërruar disa mijëra ton drithë.

Sky News nuk i ka verifikuar pretendimet. Gruri është një mall i rëndësishëm në Ukrainë, pasi eksportohet në të gjithë botën.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe bllokimi dhe zhbllokimi i mëpasshëm i rrugëve tregtare ka përkeqësuar krizën globale të ushqimit, për shkak të mungesës së drithit.