BOTA, 29 Maj 2024, 14:20

Nisma daneze: Bashkimi Evropian duhet të vendosë një kufi moshe prej 15 vjetësh për rrjetet sociale

Nisma daneze: Bashkimi Evropian duhet të vendosë një kufi moshe

Kryeministrja daneze Mette Fredriksen dëshiron që BE të vendosë një kufi moshe prej 15 vjeç për përdorimin e mediave sociale, në një përpjekje për të mbrojtur përdoruesit e rinj të smartfonëve nga përmbajtja e dëmshme dhe varësia ndaj ekranit.

– Sot mund të krijoni një profil në shumicën e rrjeteve sociale nëse jeni 13 vjeç. Por kur je 13 vjeç, je ende fëmijë. Kemi parë që rreziku i rrjeteve sociale për fëmijët është shumë i madh – shkruan Fredriksen në një artikull për gazetën daneze “Politikken”, të cilin e ka shkruar së bashku me deputeten Kristel Schaldemose.

Të dy mendojnë se kufiri i moshës duhet të shoqërohet me mjete efektive të verifikimit të moshës pasi gjigantët e teknologjisë nuk marrin asnjë përgjegjësi për të.

Ata parashtruan propozime për të forcuar ligjin, duke përfshirë ndalimin e modeleve dhe reklamave që shkaktojnë varësi dhe raportimin e detyrueshëm të asaj se sa kohë shpenzojnë në platformat online.