BOTA, 19 Dhjetor 2023, 14:25

Me predha artilerie dhe pjesë raketash, pema e pazakontë e Krishtlindjeve në Ukrainë

Me predha artilerie dhe pjesë raketash, pema e pazakontë e

Predha artilerie të përdorura dhe pjesë të raketave nga vija e frontit janë përdorur për të krijuar një pemë simbolike të Krishtlindjes në kryeqytetin e Kievit.

“Lufta në Ukrainë vazhdon dhe duhet të bëhet një shqetësim për të gjithë shoqërinë”, thuhet në një mbishkrim pranë pemës.

Sakaq, presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia nuk do të heqë dorë nga qëllimet e “operacionit special ushtarak”.

“Perëndimi nuk po heq dorë nga strategjia e tij për të frenuar Rusinë. Por as ne nuk do të heqim dorë nga qëllimet e operacionit tonë special ushtarak”, tha Putin. Sipas tij, forcat ruse po bëjnë atë që ata e konsiderojnë të nevojshme.