BOTA, 17 Dhjetor 2023, 20:13

Lufta me Hamasin, ushtria izraelite zbulon tunelin gjigant në Gaza

Lufta me Hamasin, ushtria izraelite zbulon tunelin gjigant në Gaza

Ushtria izraelite ka zbuluar tunelin më të madh në Rripin e Gazës, e cila është 4 kilometra i gjatë, ka një seksion që arrin një thellësi prej 50 metrash nën tokë.

Tuneli gjigant lejon kalimin e automjeteve dhe është ndërtuar nën drejtimin e Sinwar.

Tuneli ka infrastrukturë elektrike, komunikimi dhe kanalizimesh dhe ka dyer sipërfaqësore, kështu shkruan Times of Israel.

Sakaq, të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror në veri të Gazës së fundmi.

Dr. Munir Al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se 90 persona ishin plagosur.

Sipas raportimeve shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.