TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje për mbështetje rajonale në Liban, duke deklaruar se Turqia qëndron në solidaritet me vendin, në vazhdën e tensioneve në rritje me Izraelin.
Duke folur në grupin e partisë së tij, ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka në plan të përhapë luftën në Gaza në rajon dhe se kjo do të ishte “katastrofike”. Ai e përshkroi gjithashtu mbështetjen e ofruar nga Perëndimi për Izraelin si “të mjerueshme” dhe Netanyahun një “të sëmurë mendor”.
“Kuptohet se Izraeli, i cili dogji dhe shkatërroi Gazën, tani i ka vënë sytë Libanit. Edhe pse fuqitë perëndimore para kamerave flasin ndryshe, ne shohim se në prapaskenë ata po e përkëdhelin pas shpine Izraelin dhe madje e mbështesin atë. Është jashtëzakonisht e dëshpëruar dhe e mjerueshme që shtetet, të cilat kur flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, janë robër të një pacienti mendor si Netanyahu”, tha ai.