BOTA, 24 Qershor 2024, 22:11

Aksidentohet eskorta që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë në Gjermani, vdes një oficer policie, një tjetër plagoset

Aksidentohet eskorta që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë

Eskorta që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban është përfshirë në një aksident paraditen e kësaj të hëne në Gjermani.

Një nga makinat u përplas me një motor, eskortë policie e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi teksa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pasi kishte ndjekur një ndeshje të kampionatit evropian të kombëtares së futbollit të vendit të tij.

Nga ky aksident një oficer policie vdiq dhe një oficer tjetër u plagos rëndë.

Shoferi i makinës u përplas me motoçikletën ndërsa ishte duke marr një kthesë majtas’, tha policia e Shtutgartit.