TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aeroplan pasagjerësh me 181 persona u rrëzua teksa po kryente uljen në një aeroport në Korenë e Jugut sot, duke lënë pas të paktën 120 viktima.
Avioni, i operuar nga linja ekonomike Jeju Air ishte duke u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan kur ndodhi përplasja, thanë zyrtarët lokalë. Pamjet e aksidentit tregojnë një aeroplan duke përshpejtuar në pistë derisa kapërcen atë dhe godet një barrierë e më pas shpërthen në flakë.
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë publikuar të rejat më të fundit sa i përket rrëzimit të aeroplanit.
Deri më tani raportohet për 151 të vdekur, në aeroplanin që transportonte 181 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, transmeton Telegrafi.
Aeroplani që ishte nisur nga Bangkoku i Tajlandës, u përplas në një mur deri po zbriste në pistën e aeroportit.
Dy anëtarë të ekuipazhit – dy burra dhe një grua janë shpëtuar nga “bishti” i aeroplanit që u përfshi nga zjarri.
Të tjerët që po konsiderohen të zhdukur besohet se kanë humbur jetën, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.
Shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Korenë e Jugut “supozohet të ketë qenë një goditje zogu”, tha një nga dy anëtarët e shpëtuar të ekuipazhit për mediat lokale – pasi numri i konfirmuar i të vdekurve u rrit në 167.
“Nga një prej motorëve doli tymi dhe më pas shpërtheu”, tha Ku, stjuardese në të 20-at, transmeton Telegrafi.
Një tjetër e mbijetuar, stjuardesa Lee, 33 vjeç, tha se nuk i mbante mend rrethanat e rrëzimit.
Kur ajo po kontrollohej nga një mjek në spital, thuhet se pyeti: “Pse përfundova këtu?”
“Kisha vendosur rripin e sigurimit para uljes, dhe më dukej sikur aeroplani ishte ulur, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”, shtoi ajo.
Ajo pësoi një frakturë në shpatullën e majtë dhe lëndime në kokë, sipas gazetës Aju Business Daily.
BREAKING: New video shows moment Boeing 737-800 plane carrying 181 people onboard crashes at Muan International Airport in South Korea.
pic.twitter.com/konxWBpnWy