BOTA, 29 Maj 2026, 15:13

Magyar i vendosi afat për të dhënë dorëheqjen, presidenti i Hungarisë i drejtohet Komisionit të Venecias

Magyar i vendosi afat për të dhënë dorëheqjen,

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok i është drejtuar Komisionit të Venecias, duke kërkuar zgjidhje pas thirrjes dhe ultimatumit nga kryeministri i ri i vendit, Peter Magyar për të dhënë dorëheqjen nga posti që mban.

Ai theksoi se thirrjet për dorëheqje për arsye politike ndikojnë negativisht në funksionimin kushtetues dhe autoritetin e institucionit të Presidentit.

“Dr. Tamás Sulyok, President i Republikës, i kërkoi organit këshillimor kushtetues të Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian për Demokraci dhe Ligj, i njohur më mirë si Komisioni i Venedikut, të vlerësonte çështjet ekzistuese kushtetuese dhe t’i ofronte Bordit ndihmë nga ekspertët në zgjidhjen e situatës së diskutueshme, duke marrë parasysh vlerat kushtetuese evropiane.”, thuhet në deklaratën e presidentit hungarez.

Kujtojmë që në fjalimin e tij të fitores, kryeministri i ri bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit dhe të tjerëve që ai i quajti “shërbëtorë të regjimit të Orban”.

Magyar e përsëriti sërish kërkesën në një konferencë ndërkombëtare për shtyp, dhe më pas në një fjalim në seancën konstituive të parlamentit, ku praktikisht foli në mënyrë kritike për presidentin e vendit dhe shpjegoi pse mendon se ai nuk duhet të qëndrojë në detyrë.