BOTA, 28 Maj 2026, 09:55

Lufta/ Teherani nuk vonon përgjigjen pas sulmit të SHBA-së në Bandar Abbas, godet një bazë ajrore amerikane

Lufta/ Teherani nuk vonon përgjigjen pas sulmit të SHBA-së

SHBA-të thanë se kishin kryer “sulme mbrojtëse”, duke thënë se objektivi përbënte një kërcënim për trupat amerikane dhe anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më kritike të transportit të naftës në botë.

Teherani e dënoi operacionin si “agresion para agimit”, ndërsa forcat e armatosura iraniane thanë se kishin nisur një sulm ndaj një baze amerikane në shenjë hakmarrjeje. Garda Revolucionare nuk specifikoi se cila bazë ishte në shënjestër, por paralajmëroi për një përgjigje “edhe më vendimtare” nëse sulmet vazhdonin.

“Armiku e di se agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje”, thanë ata në një deklaratë, duke ia lënë përgjegjësinë për pasojat “agresorit”.

Shkëmbimi i zjarrit rrit pasigurinë nëse armëpushimi i brishtë midis dy palëve mund të ruhet. Më herët këtë javë, Uashingtoni njoftoi se kishte nisur “sulme vetëmbrojtëse” kundër anijeve që, sipas autoriteteve amerikane, po vendosnin mina në ngushticë.

Pala iraniane pretendoi se sulmet specifike përbënin shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.