TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pëlhurë e gjatë me emrat e mbi 18 mijë fëmijëve palestinezë të vrarë në Gaza u shpalos në një marshim solidariteti në qytetin e Napolit, Itali.
Nisma u organizua nga shoqata “Life for Gaza” dhe “Carnia per la Pace”, ndërsa qindra protestues përshkuan rrugët e qendrës së qytetit duke mbajtur degë ulliri dhe fotografi të fëmijëve të vrarë gjatë bombardimeve në Gaza.
Sipas organizatorëve, sudari (pëlhura) simbolizon tragjedinë humanitare që po përjeton populli palestinez dhe synon që “asnjë emër të mos harrohet”. Emrat e shkruar mbi pëlhurën e bardhë bazohen në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të përditësuara deri më 31 korrik 2025, por organizatorët theksuan se numri real i viktimave është edhe më i lartë për shkak të vijimit të operacioneve ushtarake izraelite.
Marshimi u zhvillua në praninë e aktivistëve, përfaqësuesve të komunitetit palestinez dhe figurave publike italiane, duke kërkuar ndalimin e luftës dhe mbrojtjen e civilëve në Gaza.
View this post on Instagram