TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Carla Del Ponte, ka bërë thirrje që të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.
“Putini është një kriminel lufte”, kështu deklaroi Carla Del Ponte për mediat e huaja.
“Nuk duhet të ndaloni, vazhdoni hetimin. Kur filloi hetimi për Sllobodan Millosheviçin, ai ishte ende president i Serbisë. Kush do ta kishte menduar atëherë se një ditë do të gjykohej? Askush”, tha ajo.
Ajo gjithashtu theksoi se është e tronditur nga varrezat masive në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke u shprehur se i kujton luftërat më të këqija të ndodhura në ish-Jugosllavi.
“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive. Kjo është e papranueshme”, ka thënë më tej ajo.