BOTA, 17 Shkurt 2025, 18:15

Liderët evropianë mblidhen për takimin urgjent në Paris, Macron do të telefonojë presidentin Trump para mbledhjes

Liderët evropianë mblidhen për takimin urgjent në Paris,

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një telefonatë 20-minutëshe me homologun e tij amerikan, Donald Trump përpara se liderët evropianë të takohen në Paris për të zhvilluar bisedime urgjente në lidhje me luftën në Ukrainë.

Udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës, si dhe zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian dhe NATO-s, do të marrin pjesë në diskutime.

Evropianët nuk janë ftuar në bisedimet SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë, që do të nisin këtë javë në Arabinë Saudite.

Sot, Macron u pa duke mirëpritur kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministren daneze Mette Frederiksen, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shumë lider të tjerë evropianë.