BOTA, 15 Shkurt 2025, 18:45

Lëvizjet diplomatike të administratës së Trump për Ukrainën shqetësojnë Evropën, Macron thërret liderët evropianë në samit të jashtëzakonshëm

Lëvizjet diplomatike të administratës së Trump për

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar liderët evropianë në një samit të hënën (17/2) në Paris.

Njoftimi është bërë sot përmes ministrit të Jashtëm polak Radoslaë Sikorski, pasi lëvizjet diplomatike të administratës së Trumpit të SHBA-së për Ukrainën shqetësojnë Evropën.

Ndërkohë kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se do të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë të hënën me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

“Ne duhet të tregojmë forcën dhe unitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm polak në një postim në “X”.