BOTA, 3 Janar 2023, 23:17

Lëshoi certifikata shëndetësore të falsifikuar gjatë pandemisë, dënohet me burg infermieria. Gjoba e majme që duhet të paguajë

Lëshoi certifikata shëndetësore të falsifikuar gjatë

Një mjeke gjermane u dënua me dy vjet e nëntë muaj burgim për lëshimin e paligjshëm të certifikatave shëndetësore gjatë pandemisë.

Një gjykatë rajonale në qytetin Weinheim konfirmoi të martën se mjekja u dënua për “lëshimin e certifikatave të pasakta shëndetësore” për njerëzit nga e gjithë Gjermania, shumica e të cilëve nuk i kishte takuar apo ekzaminuar kurrë, raportoi AP.

Përveç dënimit me burg, asaj iu ndalua ushtrimi i profesionit për tre vite dhe u urdhërua të paguante 28,000 euro, shumën që kishte marrë për lëshimin e certifikatave mjekësore. Asistentja e saj e zyrës u gjobit me 2700 euro.