BOTA, 3 Janar 2023, 19:33

Bullgaria nënshkruan marrëveshje afatgjate për përdorimin e terminaleve të gazit turk

Bullgaria nënshkruan marrëveshje afatgjate për përdorimin e

Bullgaria ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me fqinjin e saj Turqinë, qe do t’i japë qasje në terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe rrjetin e furnizimit me gaz në këtë vend, pasi Sofja synon të zëvendësojë furnizimet me energji që dikur siguroheshin nga Rusia, raportoi të martën Al Jazeera.

Kompania shtetërore bullgare e gazit, Bulgargaz dhe kompania turke e transmetimit të gazit, Botas kanë nënshkruar të martën një marrëveshje 13-vjeçare që përcakton se LNG-ja që Bullgaria do ta blejë në tregjet ndërkombëtare do të shkarkohet dhe përpunohet në terminalet turke dhe më pas do të transferohet përmes rrjetit të gazit Botas në Bullgari.