BOTA, 4 Tetor 2023, 15:55

Kundër agresionit në Ukrainë, Moska me ‘dorë të hekurt’, dënon me 8 vite e 6 muaj burg gazetaren ruse

Kundër agresionit në Ukrainë, Moska me ‘dorë të

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar gazetaren Marina Ovsyannikova, me tetë vjet e gjysmë burgim, për shkak se ka protestuar në një edicion të drejtpërdrejtë të lajmeve kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. 45-vjeçarja, e cila është gjykuar në mungesë, është shpallur fajtore për “përhapje të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse.

Ajo ka ikur prej Rusisë me vajzën e saj vitin e kaluar, duke iu shmangur arrestit shtëpiak. Vetë gazetarja i konsideron akuzat ndaj saj si “absurde”. Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Mirëpo ligji në Rusi e ka bërë vepër penale përshkrimin e luftës si “pushtim”.

Media shtetërore në Rusi e përshkruajnë luftën si “operacion special ushtarak”. Dhjetëra persona janë burgosur ose gjobitur për “diskreditim” të ushtrisë së shtetit, hap që grupet për të drejta të njeriut e shohin si tentim të presidentit rus, Vladimir Putin për t’i shtypur disidentët. Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.