TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Europa nuk është e fortë mjaftueshëm për ta përballuar situatën e luftës në Ukrainë e vetme. Sipas Marin, kontinenti i vjetër varet nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklaratat, kryeministrja i bëri gjatë një vizite në Australi. Aty ajo u shpreh se mbrojtja e Europës duhet të forcohet më tej.
“Më duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Europa nuk është e fortë mjaftueshme në këto momente. Do të ishim në telashe po të mos ishte për SHBA-të”, tha Marin.
Kryeministrja filandeze shtoi se Europa duhet t’i kthejë sytë nga kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të jetë e përgatitur për çdo lloj situate.