TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev.
Ajo vizitoi gjithashtu qytetet e shkatërruara ukrainase të Irpin dhe Bucha, sipas autoriteteve lokale, shkruan BBC.
Marin kishte veshur një jelek antiplumb, ndërsa u filmua duke ecur me zyrtarë dhe ushtarë.

Kryeministrja njoftoi së fundmi vendimin historik të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.
Ajo ka mbështetje nga SHBA, por Turqia po kërcënon të bllokojë Finlandën dhe Suedinë, duke akuzuar vendet nordike se strehojnë militantët kurdë.