BOTA, 27 Dhjetor 2021, 21:38

Kërcënimi nga varianti Omicron, spitalet në Gjermani përballen me mungesë të personelit

Kërcënimi nga varianti Omicron, spitalet në Gjermani

Spitalet në Gjermani po përballen me mungesë të personelit, ndërsa vendi pritet të shënojë një valë të rasteve me koronavirus.

Sipas një studimi të kryer në Institutin Spitalor Gjerman rreth 60% e spitaleve mund të përballen me probleme financiare. Sipas raportit shumë spitale kanë anuluar operacionet , po ashtu edhe vizitat e pacientëve kanë rënë , kjo edhe për shkak se njerëzit shmangin spitalet nga frika e COVID.

Ndërkohë Gjermania tejkaloi shifrën e 7 milionë rasteve të konfirmuara me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit u raportuan 13, 908 raste të reja dhe 69 viktima. Nga ana tjetër autoritetet janë të alarmuar për shkak të përhapjes së mutacionit të ri Omicron të COVID.