BOTA, 26 Dhjetor 2021, 18:30

Itali, mbi 24 mijë të infektuar dhe 81 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Itali, mbi 24 mijë të infektuar dhe 81 viktima nga Covid në 24

Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 24.883 raste të reja me Covid. Numri është ulur ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 54.762 infeksione.

Sot janë njoftuar 81 viktima. Edhe numri i të vdekurve është ulur, teksa dje u regjistruan 144. Sipas të dhënave të sotme, të shëruarit janë 8428. Bilanci ditor i kujdesit intensiv është +18.

Sakaq, janë 1089 pacientë që po trajtohen aktualisht në terapi intensive. Lombardia vijon të jetë zona më e prekur. Sot janë shënuar 4,581 raste të reja dhe 15 vdekje.