TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të premten se turqit duhet të mbajnë të gjitha kursimet e tyre në lira dhe se luhatjet e fundit të kursit të këmbimit ishte nën kontroll.
“Unë dua që të gjithë qytetarët e mi t’i mbajnë kursimet e tyre në paratë tona, të drejtojnë të gjithë biznesin e tyre me paratë tona dhe unë e rekomandoj këtë”, u shpreh Erdogan në një fjalim në Stamboll.
“Të mos e harrojmë këtë: përderisa nuk i marrim paratë tona si pikë referimi, jemi të dënuar të fundosemi. Lira turke, paratë tona, janë ato me të cilat do të shkojmë përpara. Jo me këtë valutë, atë monedhe e huaj”.
Duke iu drejtuar një grupi biznesi, Erdogan u bëri thirrje gjithashtu turqve që të sjellin kursimet e tyre në sistemin bankar dhe përsëriti pikëpamjen e tij joortodokse se normat e interesit ishin shkaku i inflacionit.
“Për disa kohë, ne kemi zhvilluar betejën për të shpëtuar ekonominë turke nga cikli i normave të larta të interesit dhe inflacionit të lartë, dhe duke e çuar atë në rrugën e rritjes përmes investimeve, punësimit, prodhimit, eksporteve dhe suficitit të llogarisë korente. Normat e interesit ulen, normat e interesit rriten. Miqtë e mi, na lejoni ta heqim këtë nga librat tanë. Normat e interesit i bëjnë të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër”, vijoi Erdogan.
Kriza e lirës u shkaktua nga ulja agresive e normës së interesit të bankës qendrore, që arrin në 500 pikë bazë që nga shtatori, e kryer nën presionin e Erdoganit si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur kredinë dhe eksportet.