BOTA, 28 Tetor 2025, 22:42

Izraelitët nisin sulmet në Gaza, reagon JD Vance: Armëpushimi po respektohet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përleshje të vogla këtu e atje

Izraelitët nisin sulmet në Gaza, reagon JD Vance: Armëpushimi po

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance u tha gazetarëve se armëpushimi në Gaza do të respektohet, pavarësisht shkëmbimit të zjarrit të sotëm midis Izraelit dhe Hamasit.

"Armëpushimi po respektohet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përleshje të vogla këtu e atje", tha Vance gjatë një vizite në Capitol Hill.

"Ne e dimë që Hamasi ose dikush tjetër brenda Gazës sulmoi një ushtar të IDF-së", shton ai, duke shmangur në mënyrë të dukshme një caktim përfundimtar të fajit mbi Hamasin.
"Ne presim që izraelitët do të përgjigjen, por mendoj se paqja e presidentit do të respektohet pavarësisht kësaj", shton Vance.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe për të mbrojtur civilët në rajon.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar sulme të ashpra në qytetin e Gazës pasi Hamasi thuhet prishi armëpushimin.

Hamasi, ndërkohë, ka mohuar pretendimet izraelite si dhe ka njoftuar se tashmë kanë nis sulmet dhe raportohet për viktima.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur pas sulmit terrorist të militantëve palestinezë në Tel Aviv më 7 tetor të vitit 2023.