TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Komunikimit i Izraelit, Shloma Karhi tha sot se po kërkonte mbylljen e zyrës lokale të Al Jazeera duke e akuzuar stacionin e lajmeve të Katarit për nxitje pro-Hamasit dhe për ekspozim të ushtarëve izraelitë ndaj sulmeve të mundshme nga Gaza.
Propozimi për mbylljen e Al Jazeera ishte verifikuar nga zyrtarët izraelitë të sigurisë. Al Jazeera dhe qeveria në Doha nuk dhanë asnjë koment.
“Ky është një stacion që nxit, ky është një stacion që filmon trupat në zonat e grumbullimit jashtë Gazës që nxit kundër qytetarëve të Izraelit – një zëdhënës propagande,” tha Shloma Karhi për Radion e Ushtrisë së Izraelit.
“Është e pandërgjegjshme që mesazhi i zëdhënësve të Hamasit kalon nëpër këtë stacion,” tha ai.