BOTA, 27 Maj 2026, 14:30

IDF: Kapacitetet ushtarake të Iranit janë shkatërruar në masë të madhe! E ardhmja e regjimit, e pasigurt

IDF: Kapacitetet ushtarake të Iranit janë shkatërruar në

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, gjeneral Eyal Zamir, deklaroi se shumica e kapaciteteve ushtarake të Iranit janë shkatërruar, ndërsa programi bërthamor i Teheranit është vonuar për vite.

Gjatë një ceremonie ushtarake, Zamir tha se “struktura që ka ndërtuar regjimi iranian është goditur rëndë” dhe se e ardhmja e regjimit mbetet e pasigurt.

Sipas tij, drejtuesit iranianë janë nën presion, ekonomia e vendit po përballet me vështirësi të mëdha dhe qytetarët nuk e kanë kuptuar ende shkallën e dëmeve të shkaktuara nga udhëheqja e tyre.

Ai shtoi gjithashtu se forcat ajrore izraelite vazhdojnë operacionet kundër Hezbollahut, duke kryer sulme nga ajri dhe toka.

Zamir theksoi se avionët e rinj ushtarakë të tipit KC-46 do t’i japin Izraelit më shumë kapacitet operacional, më shumë karburant dhe rreze më të gjatë veprimi për misionet ushtarake.