TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar në rrënojat e lëna pas nga tërmeti vdekjeprurës 7.7 ballë në Mianmar për të tretën ditë.
Në të njëjtën kohë, lista e viktimave po rritet. Sipas të dhënave të fundit, të vdekurit janë 1700, të plagosurit 3500 dhe të zhdukurit 300.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja në vendin e shembjes së një ndërtese të lartë në Bangkok, pasi numri i të vdekurve në të gjithë qytetin është rritur në 17 dhe 83 persona rezultojnë të zhdukur.
“Furnizimet me ushqim dhe ujë po mbarojnë”
OKB-ja paralajmëron për një krizë të paprecedentë humanitare.
“Vështirësia për momentin qëndron në faktin se nuk ka rrymë, nuk ka ujë, nuk ka telekomunikacion.
Ne jemi në një sezon të thatë, kështu që temperatura në Mandalay dhe Naypyidaw mund të kalojë 40 gradë Celsius,” tha Liu Chong, një punonjës i OKB-së në Mianmar.
Ai shtoi se “Unë mendoj se tani ajo që ata kanë nevojë mbi të gjitha është ndihma humanitar.” Banorët e mbijetuar në qytetin Sanyaing, në epiqendrën e tërmetit, raportojnë se furnizimet me ushqim dhe ujë po mbarojnë.