TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti Trump njoftoi se ai po planifikon të udhëtojë në Wisconsin për konventën e Partisë Republikane sipas planeve të tij fillestare, pavarësisht nga ngjarjet tronditëse të së shtunës.
Në postimin e tij, ai pranoi se kishte planifikuar të vononte udhëtimin e tij konventë për shkak të “ngjarjeve të tmerrshme të djeshme”.
“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do ta shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe Konventën Kombëtare Republikane me dy ditë, por sapo vendosa që nuk mund të lejoj që një “qitës” ose vrasës të mundshëm, të detyrojë ndryshimin e orarit, apo çdo gjëje tjetër”, ka shkruar ish-presidenti.
“Prandaj, unë do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar, në orën 15:30 SOT. Faleminderit”, shkroi Trump në Truth Social.
Dy minuta më vonë, Trump postoi një përditësim të shkurtër duke u shprehur: “BASHKONI AMERIKËN!”